Një i mitur i moshës 15 vjeç nga Suhareka ka ushtruar dhunë familjare ndaj nënës së tij të cilën e ka sulmuar më sëpatë.
Sipas Policisë, viktimës i është dhënë ndihmë mjekësore në Shtëpinë e Shëndetit në Suharekë e më pas është transportuar për në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku është ndalur për shërim.
Sipas raporteve hetimore thuhet se viktima ka marrë plagë të rënda në kokë. Hetues policorë kanë dalë në vendin e ngjarje për t’i sqaruar rrethanat e ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në arrest.
