Sulm kundër policisë në SHBA

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një person i panjohur ka hapur zjarr nga një automjet i blinduar kundër stacionit të policisë, e më pas ka pasur një shkëmbim të zjarrit, në momentin kur policia u vu në ndjekje të sulmuesit.
Përleshja e armatosur më pas ka vazhduar në një parking afër stacionit të sulmuar. Siç u theksua në faqen në Tuiter të policisë së Dallasit, para stacionit është gjetur edhe një torbë me lëndë shpërthyese.
Policia më pas njoftoi se gjatë sulmit nuk është lënduar asnjë polic dhe se ende nuk dihen motivet e këtij sulmi./21 Media