Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë afër kompleksit të ndërtesave qeveritare në kryeqytetin Kabul në Afganistan, sot në mëngjes janë vrarë së paku 10 civilë dhe janë plagosur 128 të tjerë, kanë bërë të ditur autoritetet e atjeshme. Raportohet se numri i të vrarëve mund të jetë më i madh. Deri më tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Banorët thanë se shpërthimi ka ndodhur në hyrje të bazës së Inteligjencës të ushtrisë së Afganistanit./21Media
