Sulme të reja të kryengritësve kurdë në Turqi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryengritësit kurdë kanë ndërmarrë sot në mëngjes dy sulme të reja kundër forcave turke të sigurisë, me ç’rast janë vrarë së paku dy policë dhe janë plagosur pesë të tjerë.
Gjakderdhja në Turqi po vazhdon, pasi që kryengritësit kurdë vazhduan sulmet kundër forcave turke të sigurisë, pasi që sot në mëngjes ndërmorën dy sulme, si pasojë e të cilave u vranë dy policë dhe u plagosen pesë të tjerë.
Fillimisht kryengritësit kanë shpërthyer një makinë bombë pranë një pike të kontrollit të policisë në juglindje të Turqisë, e më pas hapën zjarr.
Më shumë se 100 policë dhe ushtarë turqë dhe qindra kryengritës kurdë janë vrarë, që nga momenti i shkeljes së armëpushimit në muajin korrik, duke i dhënë kështu një goditje procesit paqësor të nisur në vitin 2012 mes Turqisë dhe kryengritësve të Partisë Punëtorë të Kurdistanit.
Pas sulmit të sotëm në provincën Sirnak, forcat turke bombarduan një zonë malore ku ishin strehuar luftëtarët kurdë. Dy kryengritës raportohet të jenë vrarë gjatë këtij operacioni.
Në qendër të Diyarbakirit, qytetit më të madh në juglindje të Turqisë, me popullatë shumicë kurde, autoritetet turke kanë shpallur shtetrrethimin./ 21 Media