Sulmi më i rëndë në administratën Amerikane!

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se nuk është në gjendje që të konfirmojë informatën se hakerët kanë arritur të depërtojnë dhe të sigurojnë të dhëna për mbi 14 milionë njerëz, të cilët kanë shërbyer deri me tani si zyrtarë në institucionet shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lidhja e zyrtarëve shtetërorë më herët gjatë javës publikoi informatën se hakerët kanë gjetur informata të ndjeshme për të gjithë personat, të punësuar në administratën federative.
Sindikata njoftoi se sulmi kibernetik, i cili u bë publik gjatë javës, është shumë më i rëndë se sa që po pranon administrata e Presidentit Barak Obama.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernst, deklaroi se hetimet janë duke vazhduar. Javën e kaluar qeveria amerikane njoftoi se janë zbuluar të dhënat e 4 milionë njerëzve.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të punësuar në qeverinë amerikane, Dejvid Koks, deklaroi se hakerët kanë vjedhur informata për statusin e veteranëve, dosje ushtarake, adresa, si dhe të dhëna për të ardhurat e zyrtarëve federativ./21Media