Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç nën masa të rrepta sigurie është larguar nga Qendra Memoriale Potoçari pasi që ndaj delegacionit të tij është hedhur një kepucë dhe sende tjera dhe më pas pësoi disa goditje.
Ambasadori i Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë Stanimir Vukiçeviç ka konfirmuar për Anadolu Agency (AA) se së bashku me kryeministrin serb është evakuuar, dhe se aktualisht në dy autokolona janë duke u larguar nga BeH për në Serbi.
Ambasadori serb ka konfirmuar se kryeministri serb mori edhe tre – katër goditje, por për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve për shkak se kryeministri serb është në pjesën e dytë të autokolonës së delegacionit serb.
Dalja e Vuçiçit nga Dhoma Memoriale në Potoçari dhe bërja e homazheve të viktimace janë përcjellur me fishkëllime dhe tekbire “Allahu Ekber” të një pjese e të pranishmëve në xhenazen në Qendrën Memoriale në Potoçari.
Në pjesën pranë shkallëve të rezervuara për zyrtarët e lartë është shfaqur një mbishkrim “Nëse vrisni një serb, ne do të vrasim 100 muslimanë”, duke kujtuar fjalimin e Vuçiçit në Kuvendin e Serbisë më 20 korrik të vitit 1995,raporton (AA).
Pas këtyre incidenteve reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnje dhe Hercegovinë Husein ef.Kavazoviç u bëri thirrje besimtarëve të qetësohen dhe t’i bashkohen ceremonisë fetare.
“Mos lejoni që ata të cilët shkaktuan dhimbjen tonë të marrin edhe dinjitetin tonë. Ky është detyrim ndaj shehidëve tanë dhe fesë sonë. Ju lutem, vëllezër dhe motra, është koha e namazit, kthehuni në drejtim të kiblës tani”, ka thënë reisi Kavazoviç, dhe më pas situata u qetësua.në Qendrën Memoriale.
https://youtu.be/it4rWBJxTMs
