Sulmohet një kamp refugjatësh në Gjermani

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Mësohet se në qytetin Meissen në Saksoni në lindje të Gjermanisë, në orët e mbrëmjes së djeshme i është vendosur zjarri një kampi që ishte pregatitur për qëndrimin e refugjatëve.
Sipas një deklarate nga policia e Meissen theksohet se në një ndërtesë boshe e cila ishte përgatitur në fundjavë për qëndrimin e refugjatëve ka rënë zjarr në dy vende të ndrshme të saj dhe është përcaktuar se për zjarrvënie është përdorur lëndë djegëse.
Në deklaratë theksohet gjithashtu se zjarri ka rënë në katin e parë të ndërtesës 4 katëshe dhe se persona të pa-identifikuar kanë përdorur dhunë për të hyrë në ndërtesë. Policia është e mendimit se ky akt është kryer nga ekstremistët e djathtë dhe se ka nisur hetimet në këtë drejtim.
Ndërsa Kryeministri i rajonit të Sanksonisë Stanislaw Tillich e ka cilësuar ngjarjen si “një sulm frikacak zjarvënieje”.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se një grup ekrtemistësh të krahut të djathtë duke dalë në ballkonin e Selisë së Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD) kanë protestuar migrimin e refugjatëve në Europë dhe kanë hapur një pankartë.
Është theksuar gjithashtu se ndaj grupit i cili e kanë identifikuar veten si “lëvizja e identitetit” ka ndërhyrë policia, ndërsa autoritetet e SPD janë ankuar ndaj këtyre personave.