Tre persona, njëri nga ta femër nga qyteti i Zemunit të Serbisë kanë sulmuar një polic të Kosovës sot pasdite në Zveçan, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime dhe polici ndodhet në spitalin e veriut të Mitrovicës për trajtim.
Kështu bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it, të cilët po ashtu thonë se i lënduari është polici me emrin Rade dhe i cili në kohën e sulmit ka qenë jashtë detyrës zyrtare ndërsa sulmuesit gjatë sulmit kanë përdorur një armë të ftohtë që dyshohet të jetë thikë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut Besim Hoti. Sipas tij, policia ka arrestuar dy persona ndërsa i treti është në kërkim. Ai, shtoi se motivet deri më tani janë të panjohura dhe policia po punon intensivisht për zbardhjen e këtij incidenti.
