Një person i komunitetit turk është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
