Amazon duket se me pajisje e re të hedhur në treg synon që të konkurrojë me çmim dy gjigantët Samsung dhe Apple që aktualisht dominojnë tregun e tabletëve.
Procesor quad-core 1.3 GHz, ekran IPS 7 polësh, kamera në pjesën e përparme dhe në atë të pasme, kapacitet deri në 128 GB dhe mbi të gjitha vetëm 60 dollarë.
Ndërkohë tableti vjen së bashku me arkivën gjigante të Amazon, që do të thotë, më shumë se 38 milionë këngë, libra, aplikacione, lojëra dhe hapësirë palimit për ruajtjen e të dhënave.
Produkti do të nisë shitjet nga 30 shtator dhe vjen në pesë ngjyra, i zi, blu, portokalli, jeshil dhe rozë.
