Ministrja për Dialog Edita Tahiri, ka paralajmëruar se deri më 1 tetor do të hiqet barrikada mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe sipas saj, do të fillojë faza e parë e qarkullimit të këmbësorëve. Tahiri ka thënë se pjesa tjetër e marrëveshjes për lëvizjen e veturave në këtë pjesë do të zbatohet më vonë. Sipas Tahirit, ky është propozim i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi dhe se pala kosovare e ka pranuar këtë opsion./21Media
