Dy liderët e dy partive të Koalicionit Qeveritar, Kryeministri dhe zvkryeministri I Kosovës, tashmë kanë mbërritur në Berlin. Ata rreth mesditës do të takohen me Kancelaren Gjermane Angela Merkel, e cila aktualisht është politikanja më më ndikim në Ballkan.
Ky takim I Mustafës dhe Thacit me Kancelaren Merkel, realizohet në një moment aspak të favorshëm për palën e Kosovës. Kjo pasi që javën e shkuar dështoi votimi për krijimin e Gjykatës Speciale, kërkesë kjo edhe e Gjermanisë.
Ky është takimi I nivelit më të lartë që kanë pasur Mustafa dhe Thaci, gjatë këtij viti!/21 Media/
