Një moderatore nga Amerika ka bërë shaka me Rita Orën. Ajo ka thënë se s’ishte e sigurt për prejardhjen e Ritës dhe mendonte se ajo ishte gjysmë zezake ose britanike.
“Wow. Rita Ora është shqiptare. Unë nuk e dija se ajo është shqiptare, unë mendoja se ajo ishte gjysmë zezake ose britanike” tha Williams.
Rrjedhimisht, ajo ka shtuar se kur në radio emetohen këngët e saj, e marrin vesh se po këndon Rita vetëm atëherë kur moderatori ia përmend emrin.
Williams në emisionin “The Wendy Williams Show”, ka thumbuar Ritën duke thënë se s’e di kush është ajo, dhe s’e ka idenë se nga vjen. Madje, emrin e saj thotë se s’e dinë as njerëzit rreth saj, e që janë më të rinj në moshë.
Pasi e ka marrë vesh se nga vjen Rita Ora, prezantuesja e ka mësuar edhe simbolin e atij vendi.
Ajo madje edhe përshendeti shqiptarët derisa po fliste për kopertinën e revistës “Marie Claire” në të cilën është protagonist vetë Rita./ 21MEDIA
