​Te Dheu i Bardhë kapen telefona me vlerë 10 mijë euro

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Oficerët e Doganë së Kosovës kanë vazhduar kontrolle dhe parandalimin e kontrabandës. Në pikë kalimin kufitar te Dheu të Bardhë kanë arritur të kapin në 2 raste sasi të konsiderueshme të mallrave gjatë tentim kontrabandimit.
1
Në dy raste të ndara oficerët doganor kanë parandaluar në total kontrabandimin e 80 copë telefonave të mençur vlera e të cilëve kalon 10 mijë euro.
2
Në rastin e parë oficerët doganor kanë ushtruar kontroll në një automjet i cili vinte nga drejtimi i Serbisë ku pas ushtrimit të kontrollit detal janë gjetur 2 çanta të dyshuara, pas hapjes janë vërejtur një sasi e konsiderueshme e telefonave mobil si dhe pjesëve përcjellëse.

4
Telefona mobil HUAWEI, 48 copë dhe telefona mobil WIKO 2 copë
Deri sa gjatë kontrollimit të autobusi të linjës Kosovë –Zvicër oficerët doganor kanë gjetur tek çantat e njërit prej udhëtarëve një sasi të telefonave të padeklaruar. Disa prej telefonave janë gjetur te fshehur ne xhaketën e udhëtarit.