Të hënën do të mbahet seancë për Gjykatën Speciale mori vendim Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e saj, pasi që Qeveria riprocedoi në Kuvend ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë themelimit të kësaj Gjykate. Kryetari i Grupit Parlamentar të VV’së, Glauk Konjufca tha se deputetët e PDK’së po shantazhohen nga Thaçi për ta votuar Gjykatën Speciale, por reagoi Adem Grabovci, duke ia përkujtuar atij se përfaqëson vetëm deputetët e VV’së dhe se ata të PDK’së ka kush flet. Edhe shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj – Bujupi, tha se nëse riprocedohen këto amendamente Kuvendi vdes, ndërsa shefja e Grupit Parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, e quajti shkelje të vendimit Sovran riprocedimi e këtyre amendamenteve.
Po në këtë mbledhje, AAK propozoi rezolutë për gjenocidin në luftën e fundit në Kosovë, i cili mori përkrahje edhe nga grupet e tjera parlamentare./21Media
