E pabesueshme por e vërtetë, dy murgesha janë shpëtuar nga një ashensor në Romë, pasi kishin ngecur aty për tre ditë pa ujë dhe ushqim.
Murgeshat, një 69- vjeçare nga Zelanda e Re dhe një irlandeze 58- vjeçare, ngecën në ashensor, pas një defekti elektrik gjatë një konvente.
Ato kërkuan ndihmë, por gjatë fundjavës nuk ishte askush në godinë. Ato u gjeten të hënën nga një pastrues, që telefonoi policinë. Pas u shpëtuan, ato thanë se ishin lutur shumë gjatë kësaj kohe. Për momentin murgeshat po trajtohen në spital për dehidratim.

