Të shtëna në dasma, arrestohet 1 person

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Policia e Kosovës ka arrestuar një person dhe ka nisur procedurat e rregullta ndaj dy të tjerëve për shkak të të shtënave në ahengje familjare.
Rasti i parë ka ndodhur në Prishtine, ku është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë e llojit Ekol Dual Compact me dy fishek të kalibrit 9 mm dhe 13 gëzhoja. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.
Kurse, në fshatin Shalë të Lipjan, një person gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole me gaz e llojit Bruno me 4 fishek të kal 9mm. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Të shtëna më armë në një aheng kishte edhe në Podujevë, ku Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole me gaz e llojit Ekoll me 2 fishek dhe 1 gëzhojë të kalibrit 9mm. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. /Kosovapress/