Telat e rrymës, një metër nga toka (foto)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

K​ëto pamje të rënies së telave të rrymës në jo më shumë se 1 metër nga toka janë pranë Fakultetit Juridik dhe Ekonomik, më saktësisht në fillim të rrugës që dërgon tek Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, tek porta e kampusit të Universiteteve të Prishtinës.
Një rrezik shtesë mund të jetë fakti se sot po mbanë një mot me diell dhe se pamja ndaj atyre telave është dukshëm më e dobët për shkak të diellit të fortë, gjë që e rrit rrezikshmërinë ndaj kontaktit eventual.
Në këtë situatë kërkohet veprim më i shpejtë nga organet e KEDS-it sepse telat për të cilat tregojnë pamjet janë shumë pranë kokave të kalimtarëve dhe nga mos përgjegjësia e ndonjërit që kalon andej, mund të kemi pasoja të ndryshme.