Tensione mbi detin Baltik

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Teksa SHBA-të po përgatiten ta përforcojnë praninë e tyre ushtarake në Europën Lindore, është rritur tensioni në Detin Baltik, ku desh ka ndodhur një aksident mes një avioni ushtarak rus dhe 4 anijeve të Nato-s. Sipas burimeve të Pentagonit avioni është afruar shumë, duke përbërë një kërcënim. Ky incident, sikurse raporton Cnn, ka ndodhur më 11 qershor.
Skena e afrimit e aeroplanit rus është filmuar luft-anija amerikane “USS Jason Dunham”, e cila po vepronte në ujërat e detit Baltik së bashku me një anije franceze, një gjermane dhe një britanike. Por video nuk është bërë ende publike nga Pentagoni.
Mjeti fluturues rus që u ul rrezikshëm mbi katër anijet e Aleancës Atlantike, duke kaluar fare pranë pistës së anijes amerikane, diçka më pak se 150 metra mbi të, i përket Patrullës Detare Ruse, njësisë së patrullimit të marinës ruse,transmeton mapo.al
Edhe pse kalimi i avionëve patrullues rusë është diçka e zakonshme në qiejt e Baltikut, burime nga Pentagoni nënvizojnë se është hera e parë që një avion ulet në mënyrë kaq të konsiderueshme mbi anijet e Nato-s që ndodhen në zonë.
Ndërkohë Komanda Amerikane e Europës po vlerëson hapat e mëtejshëm që duhet të ndërmarrë për t’i garantuar sigurinë maksimale anijeve të veta luftarake në Baltik, si dhe avionëve të saj që veprojnë në atë zonë./21Media