Ministri i punëve të jashtme Hashim Thaçi me anë të një postimi në Facebook ka kujtuar 25 vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990,duke thënë se ka qenë një akt historik.
Ja postimi i plotë
Dita e sotme na kthen në kujtesë 25 vite më parë, për të përkujtuar momentet e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990. Një akt historik ky i delegatëve tanë, që ishte edhe personifikim i aspiratave të popullit tonë asokohe për mëvetësi shtetërore e territoriale. Kthesa historike, e nisur nga shumë gjenerata me parë, filloi duke marrë formë që nga kjo kohë! HTH
