Thaçi: Deputetët e PDK-së do ta votojnë specialen

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi, i ka dhënë garanci të fuqishme kancelares gjermane, Angela Merkel, se do t’i bindë deputetët e partisë së tij që ta votojnë Gjykatën Speciale, e cila shumë shpejt do të riprocedohet në Kuvendin e Kosovës. “Kemi siguruar kancelaren Merkel se Kosova shumë shpejt do ta themelojë Gjykatën Speciale dhe do t’i kryejë obligimet tjera ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi. Kryeministri, Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në kryeqytetin gjerman po ashtu premtuan se me t’u kthyer në Kosovë do ta ripocedojnë në Kuvend të Kosovës çështjen e Dhomave të Specializuara./21Media