Thaçi e Kurteshi kapen për njohjet e Kosovës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Seanca e Kuvendit ka vazhduar me një debat në mes ministrit të punëve të jashtme, Hashim Thaçit dhe deputetit të Vetëvendosjes, Ismail Kurteshi. Ky i fundit tha se vetëm një shtet që e fut në një banesë ka njohur Kosovën. Kurse, ministri Thaçi paralajmëroi se do të ketë njohje të reja.
Kurteshi ka akuzuar Thaçin se që nga koha kur drejton ministrinë e jashtme ka ardhur vetëm një njohje Kosovës.
“ Vetëm një shtet me 1000 banorë që i fut në një banesë na ka njohur”, ka thënë Kurteshi.
Kurse, Thaçi tha si kryeministër i Kosovës kanë ardhur 109 njohje për shtetin e Kosovës dhe se do të ketë edhe njohje tjera.