Thaçi, jemi në rrugë të duhur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ambasadori Gjerman Wolfgang Ischinger, ka takuar sot Ministrin e Jashtëm Hashim Thaçin. Thaçi nuk ka përmendur cështjen e Gjykatës Speciale edhe pse Ischinger gjatë ditës së djeshme ka lobuar publikisht pro themelimit të saj.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Hashim Thaçit në Facebook.
Sot e takova mikun e vjetër timin dhe të Kosovës, Ambasadorin Wolfgang Ischinger, me të cilin biseduam për të arriturat e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë si dhe sfidat me të cilat përballet shteti jonë dhe i tërë rajoni. U pajtuam se i tërë rajoni ka lëvizur drejt një fryme të re të dialogut dhe bashkëpunimit çfarë nuk është parë ndonjëherë. Tashmë jemi në rrugë të duhur, drejt integrimit në NATO dhe BE. HTH