Thaçi: Kosova nuk humb tokë në demarkacionin me Malin e Zi

НАЈНОВИ ВЕСТИ

​Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi tha se ajo që është thelbësore për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, është se Kosova nuk humb asnjë metër katror në demarkacionin me Malin e Zi.
Thaçi ka thënë se Kosova nuk humb asnjë metër katror sipërfaqe në procesin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ai ka thënë se ky proces është në dobi të Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
Demarkacioni është proces i shënjimit të kufirit mes dy shteteve, ashtu siç është në dokumentet zyrtare në tokën mes shteteve dhe nuk është proces i negocimit të kufirit, ka thënë Thaçi, por është proces teknik i vizatimit të kufirit që ekziston në dokumentet kadastrale. “Me këtë proces janë marrë personat më kompetentë dhe më përgjegjës, të mbledhur në Komisionin Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror”, ka thënë Thaçi.
Zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Komisioni shtetëror për Shënjimin dhe mirëmbajtjen e Kufirit shtetëror, është emëruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës me mandatin për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi në pajtim me marrëveshjen ndërkombëtare.
Ai ka treguar se komisioni ka organizua r dhe mbajtur mbi 20 takime të drejtpërdrejta në terren me qytetaret e zonës, takime me kryetaret e komunave kufitare si me Haki Rugovën, ish-kryetarin e Pejës, Ali Berishën, me kryetarin aktual Gazmend Muhaxherin, me kryetarin Rasim Selmanaj në Deçan, me kryetarin Agron Kuçi në Junik dhe i ka bërë edhe prezantim informues në Asamblenë e Komunës se Pejës, para asamblistëve dhe qytetareve të komunës së Pejës, duke ofruar dokumentacionin relevant për kufirin Kosovë-Mali i Zi.
Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, në interpelancën për demarkacionin me Malin e Zi ka thënë se komisioni ka bërë trajtimin e secilës pikë veç e veç në vijën kufitare, ka përshkuar në terren vijën kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi duke zbatuar parimin e transparencës. “Dokumentacioni i përdorur nga Komisioni është i bazuar në kufirin e Kosovës dhe në harta kadast rale nga vitet 1974, 1988 dhe 2015. Në hartat topografike me shkallë 1:25.000 të viteve 1963, 1987, si dhe hartat topografike të KFOR-it nga qershori i vitit 1999. Në atlase të ndryshme tematike, harta historike të periudhave të ndryshme deri në ditët e sotme”, ka sqaruar Thaçi.
Ai ka thënë se janë trajtuar dokumentet, shkresat, foto-skicat dhe koordinatat nga matjete viteve 1931/32, 1974, 1988 dhe 2015, prej të cilave janë përpiluar dhe janë duke u përditësuar hartat kadastrale në shkallë 1:2500 për vijën kufitare me Malin e Zi.
Në këtë aktivitet, sipas Thaçit, pronat e qytetarëve nga komuna e Junikut, Deçanit dhe Istogut në territorin e Malit të Zi për të cilët kishte dokumentacion, janë përkufizuar dhe tani ata i kanë pronat në pronësi dhe janë duke i shfrytëzuar pa asnjë pengesë.
Zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se Komisioni Shtetëror nuk ka mandat për “korrigjim“ të kufijve të vendosur gjatë historisë. “Çdo deklaratë se ka shmangie nga kufiri i vitit 1974 është e paqëndrueshme dhe e paargumentueshme me dokumente përkatëse legale, politike e historike”, ka thënë Thaçi.