Thaçi: Kosova po e lufton terrorizmin, pret njohje nga Serbia

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zëvendës kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë në një intervistë për Agjencinë e lajmeve të Sllovenisë –STA, se në Kosovë nuk do të ket vend për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë. Thaçi, i cili është i bindur se Serbia do ta njoh Kosovën në të ardhmen e afërt, ka konfirmuar po ashtu synimin e tij për të kandiduar për president të Kosovës vitin e ardhshëm.
Duke folur për STA, në margjinat e vizitës së tij zyrtare të së premtes në Slloveni, kryediplomati i Kosovës tha se Kosova deri tash me vendosmëri trajtoi fundamentalizmin dhe islamizmin ekstrem.
Ai shtoi se autoritetet e Kosovës vitin e kaluar arrestuan më shumë se 100 njerëz të cilët ishin kthyer nga Iraku dhe Siria, dhe njoftoi se kjo “luftë e pamëshirshme dhe pa kompromis” do të vazhdojë.
“Unë e vlerësoj shumë vlerësimin e Sekretarit të shtetit amerikan, Kerry, i cili e ka cilësuar Kosovën si një kampion në luftën kundër ekstremizmit. Kosova është pjesë e koalicionit global kundër terrorizmit.
“Ne gjithashtu kemi miratuar një ligj që parandalon pjesëmarrjen në luftërat jashtë vendit. Nuk do të ketë vend në Kosovë për funksionimin e fundamentalistëve apo terroristëve islamikë. Kosova do të lufton në këtë betejë edhe në të ardhmen” shtoi kryediplomati i Kosovës.
Thaçi njoftoi se Kosova do të ngrejë një gjykatë të veçantë për krimet e luftës me një vendim të parlamentit në fund të prillit apo në fillim të majit. “Kosova nuk ka asgjë për të fshehur. Ne kemi ofruar mbështetjen e plotë dhe bashkëpunimin e ngushtë.”
Ai e sheh Kosovën në pesë vjetët e ardhshme si një anëtare e NATO-s dhe një vend që e ka përfunduar procedurën e liberalizimit të vizave dhe që ka nënshkruar një marrëveshje stabilizim asocimi (MSA) me BE dhe si anëtare e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) .
Thaçi gjithashtu beson se Kosova do të njihet nga Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) dhe Bashkimi i Shoqatave Evropiane të Futbollit (UEFA). Njohjet mund të vijnë edhe nga Serbia, dhe potencialisht t edhe në OKB.RTV21