Thaçi në “Croatia Forum” në Dubrovnik

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Hashim Thaçi është duke marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të politikës së jashtme “Croatia Forum 2015”, që në organizim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë prej sot deri më 11 korrik po mbahet në Dubrovnik.
Lajmin për pjesëmarrjen e vet në këtë Forum, Thaçi e ka bërë të ditur përmes llogaris së tij në facebook, ku ka shkruar:
“Kënaqësi të jem në “Croatia Forum 2015” që është etabluar si forum i rëndësishëm në të cilin personalitetet më të larta të botërore diskutojnë mbi temat më të rëndësishme për mbarë globin.
Këtë vit, kryetarë shtetesh, 25 ministra të jashtëm dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare nga e gjithë bota do të debatojnë mbi domosdoshmërinë për politika të reja zhvillimore.
Jam i nderuar që të jem në panel me homologët nga rajoni, shtetet e BE-së dhe më gjerë, të diskutojmë për nevojën për t’i përdorur në mënyrë sa më efektive financat në dispozicion dhe të definojmë prioritetet e reja për globin. I mirëpres diskutimet informuese dhe inkurajuese”, ka shkruar Thaçi.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Kroacisë thuhet se Forumi i sivjetshëm, jubilar – i 10-ti me radhë, po mbahet me temë “Politika e re e zhvillimit – drejt partneritetit dhe vizionit të përbashkët” dhe se ai paraqet “një lloj uverture në Konferencën e ardhshme ndërkombëtare për financimin e zhvillimit dhe Takimit në krye të Kombeve të Bashkuara për planin zhvillimor për periudhën pas viti 2015”.
“Partneritet i donatorëve të vegjël dhe të mëdhenj, zhvillimi i qëndrueshëm, sfidat e terrorizmit – janë vetëm disa nga temat me të cilat gjatë tubimit treditor bashkërisht do të merren zyrtarë të shumtë të lartë nga bota dhe vendi dhe panelistë dhe moderatorë respektabilë”.
Forumin në Dubrovnik e hapi nënkryetarja e Qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë Vesna Pusiq.