Tiranë, hidhet nga vinçi, vdes i riu

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Një shtetas në Tiranë që dyshohet të jetë me origjinë gjermane, u vetëhodh nga një vinç i vendosur në një prej pallateve në afërsi të qendrës së kryeqytetit, duke gjetur vdekjen.
I riu kishte hipur në vinçin që ndodhet te ndërtesa para ish-selisë së Partisë Demokratike, dhe kërcënonte se do të hidhej. Pas sinjalizimit, policia dhe zjarrfikësja kishin mbërritur dhe kishin nisur negociatat me të riun. Por ky i fundit u hodh duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyeja që e çoi shtetasin gjerman t’i jepte fund jetës së tij. Personi ende i paidentifikuar kishte hipur në pjesën e sipërme të vinçit, ndërsa kalimtarët që ishin të pranishëm njoftuan policinë për këtë rast. Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të marrë trupin e viktimës, i cili qëndron i pajetë në rrugë,transmeton Shekulli.com
Sipas dëshmive të dhëna nga personat që kanë qenë të parët në vendngjarje dyshohet se personi i cili është vetëhdhur është rreth 26 vjeç dhe dyshohet se është i huaj pasi momentet para se tpë hidhej ka folur në gjuhën angleze.
viktima