Janë arrestuar nga policia vëllezërit Arbion dhe Albano Aliko të akuzuar për sulmin me armë ndaj policisë pak ditë më parë në Lazarat duke vrarë efektivin e RENEA, Ibrahim Basha dhe dy efektivëve të tjerë.
Forcat e shumta të policisë të përqendruara në Lazarat kishin vijuar pa ndërprerë operacionin për kapjen e tyre që nga dita e ngjarjes, ndërsa gjatë mbrëmjes së sotme u përdorën edhe helikopterë duke bërë të mundur rënien në gjurmët e vëllezërve Aliko dhe më pas arrestimin e tyre.
