Tjetër tragjedi në Mesdhe,13 të vdekur

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Rreth 13 persona ka vdekur pasi një gomone u fundos në det e cila destinacion i kishte brigjet Libiane dhe ato Italiane.
Operacioni i shpëtimit u kordinua nga qëndra Operative e qytetit të Romës e Roja bregdetare Italiane pas një kërkese ndihme të mbërritur nga ky mjet lundrues.
Menjëherë në shpëtim të 522 emigrantëve ka mbërritur anija Irlandeze, “Le Niam” e operacionit “Triton”, e cila ka realizuar evakuimin e tyre, në bashkëpunim me aktivistët e organizatës “Mjekët pa kufi”. Nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e vdekjes së 13 emigrantëve.
Gjatë ditës së djeshme në brigjet italiane e pikërisht në Kanalin e Sicilisë kanë zbarkuar rreth 1810 emigrantë të shpëtuar nga 5 operacione të ndryshme të rojes bregdetare italiane e të operacionit europian “Triton”.
“Të shpëtosh emigrantët në det është detyrim human“, u shpreh dje Presidenti i Republikës Italiane Serxhio Materella, gjatë hapjes së Konferencës së XI të ambasadorëve italiane në botë.