Tristan Halilaj është aktor i cili së fundmi është parë në dy projekte të rëndësishme të teatrit kosovar, shfaqja “Shopping and Fucking” dhe “Ferma e Kafshëve”. Arbër Selmani është gazetar i kulturës nga Prishtina ndërsa Florenc Papas është regjisor i ri nga Shqipëria.
Tristan Halilaj, Florenc Papas dhe Arbër Selmani, dy të parët nga Shqipëria dhe i treti nga Kosova, janë përzgjedhur sivjet për programin Sarajevo Talents në kuadër të festivalit Sarajevo Film Festival, i cili mbahet në fund të muajit gusht.
