Tristan Halilaj është aktor i cili së fundmi është parë në dy projekte të rëndësishme të teatrit kosovar, shfaqja “Shopping and Fucking” dhe “Ferma e Kafshëve”. Arbër Selmani është gazetar i kulturës nga Prishtina ndërsa Florenc Papas është regjisor i ri nga Shqipëria.
Tristan Halilaj, Florenc Papas dhe Arbër Selmani, dy të parët nga Shqipëria dhe i treti nga Kosova, janë përzgjedhur sivjet për programin Sarajevo Talents në kuadër të festivalit Sarajevo Film Festival, i cili mbahet në fund të muajit gusht.
320 aplikime gjithsej sivjet janë pranuar nga Sarajevo Talents, ndërsa vetëm 71 aplikime kanë fituar të drejtën e pjesëmarrjes në këtë program,raporton Kultplus.
Halilaj është aktor i cili së fundmi është parë në dy projekte të rëndësishme të teatrit kosovar, shfaqja “Shopping and Fucking” dhe “Ferma e Kafshëve”. Arbër Selmani është gazetar i kulturës nga Prishtina ndërsa Florenc Papas është regjisor i ri nga Shqipëria.
Sarajevo Talents mbledhë rreth vetes regjisorë, aktorë, kritikë filmi dhe gazetarë të kulturës të cilët për disa ditë me radhë marrin pjesë në punëtori dhe ligjërata nga emra të njohur të kinematografisë evropianë.
