Trendet surprizë të bukurisë nëpër botë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Profesionistët e makiazhit tregojnë trendet  më të fundit të bukurisë përsa i përket make up-it në vendet të ndryshme të botës.
LINJË E POSHTME QERPIKËSH NË BRAZIL
1 brazil
Femrat në Brazil përgjithësisht i kanë qerpikët e sipërm të trashë e të zinj, ndaj ato po përpiqen të krijojnë një balancë me pjesën e poshtme të qerpikëve duke u përpjekur t’i theksojnë sa më shumë. Kjo realizohet qoftë me një rimel Smashbo-x Full Exposure kundra ujit duke e lyer atë pjesë për të krijuar një pamje sa më natyrale, qoftë duke e theksuar vijen e syrit të poshtëm me një laps Kohl Liner kundra ujit.
FYTYRË KUKULLE NË JAPONI
2 japoniRuzhi i theksuar me tonalitet rozë nisi të përdorej fillimisht në komunitetin Harajuku, por tashmë është kthyer në një trend në të gjithë Japoninë. Toni pink i aplikuar  poshtë pjesës së syve pa linja të forta apo konture, i jep fytyrës një formë më të rrumbullaktë, të butë dhe të re.
HIDRATIM DHE FAQE TË KUQE
3 kore
Në Korenë e Jugut, imazhi i bukurisë natyrale është mjaft i zakonshëm dhe kjo reflektohet dhe në mënyrën sesi ato bëjnë tualet. Aktualisht një nga trendet kryesore në Kore është hidratimi i fytyrës duke përdorur maska me nivelin më të lartë të mundshëm të ujit si përbërës kryesor. Ndërsa faqet e bëra me ruzh në ton të kuq, pretendohet të japin idenë e pastërtisë dhe shëndëtit të plotë.
NGJYRAT E FORTA NË TAJLANDË
4 tajlande
Në Tajlandë, ku femrat janë kryesisht brune dhe ezmere, preferojnë një makiazh me me ngjyra të forta për buzët dhe tonalitet të hapur për ngjyrën e fytyrës.
VETULLA TË PLOTA NË BRITANI DHE DUBAI
5 uk
Një nga gjërat më kurioze në Britani dhe në Dubai janë vetullat e trasha dhe të plota, më ndryshimin e vetëm se në Britani preferon me pak hark ndërsa në Dubai preferohen të drejta.
 
PENEL ME NGJYRË NË AMERIKËN LATINE
6 latin america
Në Amerikën Latine është mjaft i përdorur peneli me ngjyrë për pjesën e poshtme të syrit, pasi kjo mesa duket thekson dhe nxjerr në pah ngjyrën dhe formën e syrit.
 
VETËNXIRJE NË IRLANDË
7 irlande
Vetënxirja është një nga trendet më të preferuar të bukurisë momentalisht në Irlandë. Të gjitha teknologjitë e reja që ata përdorin kanë qrritur më në fund të shmangin ngjyrën e portokalltë apo të pisët që i japin fytyrës, duke dhuruar pigmentin e përshattshëm për fytyrat ekstremisht të zbehta si ato të irlandezeve.
SY TË ËMBËL DHE TË UJSHËM NË INDI
8 india
Femrat Indiane dashurojnë ato që quhen ‘sy të ëmbël dhe të ujshëm’, kjo për shkak të ngjyrave të forta të penelit në pjesën e poshtme të syrit që variojnë tek jeshilja, bluja dhe roza e errët.
 
BUZË NEUTRALE NUDE NË SUEDI
9 suedi
Buzët në ngjyrë nude janë më të pëlqyeshmit në Suedi dhe po kështu është dhe konturimi i tyre me ngjyrë gri, duke krijuar një nuancë të ndërmjetme. Kjo sipas profesionistëve të makiazhit është një kthim dhe modifikim i look0ut të viteve ’90.
QERPIKË 3D NË RUSI
10 rusi
Sytë e theksuar kanë qenë gjithnjë një trend në Rusi por aktualisht janë qerpikët 3D ato që mbajnë vendin e parë. Kjo arrihet nëpërmjet rimelit të sofistikuar me fibra të leha sintetike që krijon një raport volumi 6:1 jkrahasuar me rimelin e zakonshëm që arrin në 1:1.
 
THEKSIM & NDRIÇIM NË FRANCË
11 france
 
Femrat franceze janë vendosmërisht kundër konturimit – por janë përfundimisht përkrahëse të lëvizjes së theksimit dhe ndriçimit të fytyrës. Ato nuk preferojnë ngjyrat e errëta për të theksuar fytyrën por ato të shdneritshmet për t’i dhënë jetë pjesëve të caktuara të fytyrës. Qëllimi është përdorimi i tonaliteteve me refleks për të theksuar pjesët që ndiçohen nga drita, kjo i jep formë dhe fokus pjesëve të caktuara në fytyrë.