Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është aksidentuar me automjetin e tij pasditen e djeshme. Aksidenti ka ndodhur në aksin Tepelenë-Memaliaj në vendin e quajtur “Majkosh”. Shehu udhëtonte me një mjet tip fuoristradë, i cili është përplasur me një automjet tjetër dhe më pas është kthyer përmbys. Fatmirësisht, deputeti i PD-së nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare nëFacebook, Shehu ka sqaruar se po udhëtonte bashkë me të birin në momentin që është përplasur nga një automjet tjetër, fatmirësisht pa u dëmtuar seriozisht asnjëri. “Falënderoj të gjithë miqtë, dashamirësit, të gjithë ata që më shprehen kujdesin e tyre për aksidentin automobilistik që pësuam afër Tepelenës. Gabimisht automjeti që po udhëtonim me djalin tim, si dhe me shoferin, u godit përballë nga një automjet tjetër. Me gjithë gravitetin e aksidentit nuk u dëmtua seriozisht asnjëri”, shkruan Shehu.
