Trump në fushatë e ndihmojnë “ushtarët e SS-it”

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Biznesmeni Donald Trump në fushatën për zgjedhjet presidenciale në SHBA ka shfrytëzuar fotografitë e ushtarëve nazistë me uniforma, shkruan Guardian.
Sipas mediave britanike , në posterin që Trump e ka publikuar për fushatën presidenciale kandidati për president gjendet pas flamurit të SHBA-ve, me yjet në sfond, në prapavijë tek vijat kuq e bardhë është prezantuar Shtëpia e Bardhëm ndërsa në pjesën e poshtme disa ushtarë.
Me hashtagun “Ta bëjmë Amerkën përsëri të madhe”, Trump e ka publikuar posterin në profilin e tij në Twiter, pas së cilit kanë pasuar reagime të forta.
Në poster duhej të paraqiteshin forcat e armatosura amerikane, kjo është fotografi e marrë nga interneti, në të cilën janë shfaqur “aktorët” me uniforma të nazistëve gjermanë me shenjën SS në xhaketa.
Trump ka pranuar gabimin, nuk e ka fshirë “twitin” ndërsa fajin ia ka hedhur “praktikantit të ri.
Njëkohësisht Usa Today, ka publikuar rezultatet parazgjedhore, në të cilat Trump është në vendin e parë nga kandidatët republikanë, me 17 përqind mbështetje, ku pastaj renditen Jeb Bush me 14 përqind, Scott Walker me 8 përqind dhe Ted Cruz 6 përqind.