Seksioni i Gjuhësisë dhe Letërsisë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka organizuar tryzën shkencore me temën “Zhvillimet e reja në letërsinë shqiptare”. Në këtë tryezë, e cila është ndarë në dy seanca, me kumtesat e tyre janë prezantuar 16 studiues nga Prishtina, Tirana dhe Tetova. Studiuesit folen për perspektivën dhe problemet në letërsinë shqiptare; për letërsinë e sotme dhe të së djeshmës si dhe për letërsinë shqiptare pas viteve të ’90-ta./21Media
