Tsipras: Problemet e Greqisë janë edhe të Europës

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Kryeministri grek Alexis Tsipras në takimin e Parlamentit Europian në Strasbourg mbajti një fjalim
me ç’rast ka deklaruar se “problemet e Greqisë janë probleme të Europës dhe Europa duhet ti gjejë një zgjidhje kësaj situate”, raporton Anadolu Agency (AA).
Tsipras në lidhje me debatin për Greqinë në takimin e Parlamentit Europian në Strasbourg mbajti një fjalim ku duke vënë në dukje se në aspektin social do të dyfishojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të drejtë për krizën financiare në Greqi, tha se nuk dëshiron të bëjë gabimet që ka kryer në të kaluarën.
Ai ka mbrojtur idenë se marrëveshjet e mëparshme të vendit të tij kanë shkaktuar një “ngërç të kursimeve” dhe se në ekonominë greke kanë krijuar një cikël jo prodhues dhe ka theksuar se duhet ti jepet rëndësi votimit të guximshëm të grekëve në referendum.
Tsipras gjithashtu tha se: “Reformat do të ndërmerren, por Greqia në të njëjtën kohë ka nevojë për një marrëveshje që duhet të merren parasysh përpjekjet e mëdha në sakrificat që ka bërë deri më sot populli grek”.