Tunizi: 127 persona të arrestuar për sulmin ndaj turistëve

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Autoritetet e Tunizisë kanë deklaruar se për sulmin ndaj turistëve në plazhin Souse janë arrestuar 127 persona si të dyshuar se i takojnë grupeve ekstremiste.
Në sulmin në Souse më 26 qershor janë vrarë 38 turistë nga të cilët 30 britanikë.
“Forcat e sigurisë kanë ndërmarrë më shumë se 700 operacione dhe kanë arrestuar 127 të dyshuar se i takojnë grupeve ekstremiste”, ka thënë zyrtari tunizian Kamel Jendouba .
Më shumë se 100 mijë policë, kanë marrë pjesë në këto operacione.
Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe të premten kanë porositur shtetasit e saj ta lëshojnë Tunizinë dhe tani për tani mos të udhëtojnë atje.
Presidenti i Tunizisë Get Kaid Esebsi më 4 korrik ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në vend.