Tunizi: IS merr përgjegjësinë, 39 të vrarë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Shteti Islamik ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmet e djeshme në qytetin turistik Sus, në Tunizi, ku një sulmues i armatosur vrau së paku 39 persona, në mesin e tyre shumë turistë nga Evropa. Mediet britanike njoftuan se sulmuesi kishe përzgjedhur viktimat.
Numri i të vrarëve si pasojë e sulmit terrorist në Tunizi është ngritur në 39, ndërsa përgjegjësinë për masakrën e mori përsipër Shteti Islamik. Siç njoftuan mediet britanike, sulmuesi kishte përzgjedhur viktimat.
Në mesin e të vrarëve në qendrën turistike Sus deri me tani janë identifikuar tetë britanikë, një gjerman dhe një belg.
Mediet britanike theksuan se shënjestra kryesore e sulmit kanë qenë shtetasit britanikë, e krahas tyre edhe shtetasit gjermanë, belgë dhe tunizianë.
“Qeshte dhe bënte shaka. Dukej si një njeri normal. Ka zgjedhur njerëzit që deshi ti vrasë. Disa personave ju tha që të largohen. Zgjodhi turistët britanikë dhe francezë”, deklaroi për mediet britanike një dëshmitar.
Tunizi menjëherë pas sulmit ka shtuar masat e sigurisë, duke stacionuar pjesëtarë të sigurisë nëpër vendet e ndjeshme, të cilat mund të jenë shënjestër e sulmeve terroriste.
Shteti Islamik njoftoi se njeriu që ndërmori sulmin është Abu Kuravania 23 vjeçar.
Rreth sulmit në Tunizi sot u shpreh edhe Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kameron, i cili tha se terroristët nuk do të kenë sukses.
Ai tha se opinioni në Britani duhet të jetë i përgatitur për faktin se në mesin e viktimave të sulmit në sus ka më së shumti shtetas britanikë dhe shtoi se ekspertë nga Britania do të shkojnë në Tunizi, për të ndihmuar hetimet e autoriteteve të atjeshme./21 Media