Qeveria e Tunizisë ka vendosur sot t’i mbyllë 80 xhami, që nuk janë nën kontroll të qeverisë, një ditë pasi një sulmues i armatosur i vrau 39 vetë në një pushimore bregdetare në këtë vend. Kryeministri i Tunizisë, Habib Esid, i ka akuzuar xhamitë se e kanë nxitur dhunën dhe tha se brenda një jave ato do të mbyllen nga ministria e brendshme./21Media
