Pikërisht ashtu siç pritej, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, ka emëruar Kryeministrin Ahmet Davutogllu si mandatar për formimin e Qeverisë së re, një muaj pas zgjedhjeve parlamentare në Turqi. Davutogllu ka paralajmëroi se bisedat për koalicionin do të fillojnë javën e ardhshme.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdoan, ja ka besuar mandatin për formimin e Qeverisë së re Kryeministrit Ahmet Davutogllu.
Davutogllu ka paralajmëruar se bisedat për formimin e koalicionit do të fillojnë javën e ardhshme, pak më shumë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare, në të cilat partia në pushtet, AKP, nuk arriti të sigurojë shumicën absolute në Parlament.
Sipas procedurës parlamentare, bisedat formale për formimin e koalicionit nuk mund të fillojnë, përderisa nuk përcaktohet mandatari, ndërsa pas përcaktimit të tij, ai ka 45 ditë kohë që të formoi qeverinë, e nëse nuk arrin ta bëjë këtë, shpallen zgjedhjet e reja.
Mbetet e paqartë se a dëshiron të formojë AKP koalicionin me Partinë e djathtë të Levizjes Kombëtare, apo me partinë kryesore opozitare, Partinë popullore Republikane./21 Media
