Agjencia e lajmeve AFP transmeton raportimet e mediave turke se “Ankaraja planifikon të ndërhyjë ushtarakisht në Siri”, pas suksesit të kurdëve të arritur në luftën kundër xhihadistëve.
Dy ditë pas sulmit nga xhihadistët “shtet islamik” (IS) me ç’rast u vran më shumë se 200 civilë, forcat kurde të shtunën kanë shtypur ekstremistët nga Kobani, një qytet në kufirin siriano-turk.
Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka pasuar disa ditë pasi Erdogan tha se ai “nuk do të lejojë formimin e një shteti kurd përgjatë kufirit me Turqinë në pjesën veriore të Sirisë”.
Forcat kurde tani kontrollojnë rreth 400 kilometra të territorit që kufizohet me kufirin Siri-Turqi,në provincën e Aleppos, në verilindje të Sirisë.
Sipas së përditshme pro-qeveritare turke “Yeni Safak”, operacionet turke do të përfshinin 18 mijë trupa të Forcave Tokësore, artileri dhe mbështetje ajrore.
Duke cituar burime anonime, edhe gazeta pro-qeveritare turke “Star” shkruan sot për një operacion të mundshëm ndërkufitar që do të përfshinte krijimin e një “zone të sigurisë” në kufi, në gjatësi 110
kilometra./ 21 Media
