Turqi, vriten 12 policë

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Së paku 12 policë janë vrarë në sulmin e sotëm me bombë ndaj një automjeti policor i cili lëvizte drejt kalimit kufitar Diluc, që ndodhet ndërmjet Turqisë dhe Nahcivanit, krahinës autonome në kuadër të Azerbajxhanit.
Terroristët e PKK në mëngjesin e sotëm kanë kryer sulm ndaj automjetit të policisë që ishte nën përcjelljen e policisë kufitare në kalimin kufitar Diluc.
Sipas informacioneve paraprake, në këtë sulm humbën jetën 12 policë.
Kujtojmë se terroristët e PKK-së kanë aktivizuar mjetin shpërthyer në rrugën në afërsi të fshatit Hasanhan, ndërsa në sulm gjithashtu u plagosën disa policë turq. Policët e plagosur janë dërguar në spitalin e qytetit në Igdir,transmeton AA.
Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke njoftoi dje se 16 policë u vranë, ndërsa gjashtë të tjerë u plagosën në sulmin terrorist në Yuksekova në provincën juglindore Hakkari, sulm ky i kryer nga terroristët e PKK të dielën.