Turqia bombardon ISIS-in dhe… kurdët

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Flota ajrore turke ka nisur misionin e saj në Siri dhe në veri të Irakut, kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Avionët luftarakë bombarduan të premten në mbrëmje disa pozicione të ISIS në Siri.
Avionët F-16 fluturuan nga baza e Diarbakirit në juglindje të vendit, ndërsa ende nuk ka një konfirmim për viktima.
Por në kuadër të ofensivës së re, Turqia ka bombarduar edhe njësitë kurde në këtë rajon.
Lajmin e bën të ditur Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.
Turqia e cilëson këtë parti akoma si një organizatë terroriste, ndërkohë që kurdët nga ana e tyre po luftojnë vetë kundër Shtetit Islamik dhe kanë arritur disa fitore.
Konflikti mes PKK dhe qeverisë turke ka nisur 30 vjet më parë dhe deri më tani numërohen mbi 40 mijë viktima.
Të dy palët po mundohen që të arrijnë paqen, por procesi është shumë i mundimshëm.
Sulmet ajrore të Turqisë kanë nisur pas sulmi terrorist të ISIS në qytetin Suruç, ku gjetën vdekjen 32 persona.