Parlamenti Turk ka votuar pro zgjatjes së luftimeve edhe për një vit, kundër militantëve islamikë dhe kurdë, në Siri dhe Irak. Parlamenti është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, për të diskutuar rreth urdhëresës aktuale, e cili skadon me 2 tetor. Urdhëresa lejon përdorimin e forcës ushtarake në Siri dhe Irak, si dhe lejon kalimin transit të forcave të huaja, në luftë kundër militantëve të Shtetit Islamik. Ky mocion i është dorëzuar parlamentit turk, javën e kaluar me arsyetimin e “rritjes së rrezikut dhe kërcënimeve ndaj sigurisë nacionale të Turqisë përgjatë kufijëve jugorë”./21Media
