Ambasadori i Holandës në Kosovë, Rober Bosch, u nderua me çmimin Doctor Honoria Causa, të Kolegjit AAB, për merita të veçanta në diplomacinë pro-aktivë në Ballkan.
Ky titull që është i treti me radhë që e jep ky institucion, kësaj radhe iu nda ambasadorit Bosch dhe punës së tij në përfaqësim të denjë të Mbretërisë së Holandës në përkrahjen e ofruar institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës në rrugën e saj për zhvillim dhe ndërtim politik.
