Në Ditën Ndërkombëtare të Shkatërrimit të armëve, Policia e Kosovës ka shkatërruar 1.742 copë të armëve të vogla dhe të lehta. Armët e shkatërruar janë konfiskuar nga Policia e Kosovës gjatë punës së tyre gjatë hetimit të krimitNë këtë ceremoni morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni, zëvendës-përfaqësuesja e UNDP,Alessandra Roccasalvo dhe zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Naim Rexha.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se sot në ditën ndërkombëtare të shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta patëm edhe një aksion të shkatërrimit të armëve të vogla dhe të lehta të sekuestruara në faza të ndryshme gjatë vitit nga Policia e Kosovës.
Shkatërrimi i armëve të vogla dhe të lehta është një aktivitet i realizuar në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve dhe Planit të Veprimit, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe është mbështetur nga UNDP – projekti për zvoglimin e Rrezikut nga Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët (FERM).
