Uebsajti më ekskluziv në internet (Video)

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Më shumë se 45 mijë njerëz janë në radhë për të pritur të hynë tek uebsajti më ekskluziv në internet, dhe pjesa më e madhe e tyre nuk ia kanë idenë se për çfarë bëhet fjalë.
Ju duhet të shkoni tek mostexclusivewebsite.com, të merrni një biletë dhe të prisni derisa t’ju vijë radha. Çdo 60 sekonda hyn një përdorues i ri. Deri tani mbi 476613 njerëz kanë rezervuar biletën e tyre. MostEsxclusiveWebsite.com, e ideuar nga Justin Foley, po përhapet shumë në internet, edhe pse nuk dihet se për çfarë bën fjalë.
“Interneti është krijuar për të qenë i hapur dhe i aksesueshëm; çfarë do të ndodhte nëse do të kishte një antitezë për gjithë këtë?”, tha Foley për gazetën “Washington Post”. Uebsajti u krijua që në muajin mars, por vetëm tani është bërë një nga sajtet më popullore në internet.
Çfarë përmban ky uebsajt?
Nëse do të hyni brenda në sajt, ai do të kthehet në ngjyrë blu dhe ju mund të lini një koment në kutinë e mesazheve. Pastaj do të shfaqen disa foto me mace derisa të mbarojnë 60 sekondat.