UEFA ka vërtetuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) ku ndeshja e ndërprerë futbollistike ndërmjet Serbisë dhe Shqiperisë regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në të mirë të shqiptarëve.
Në faqen zyrtare të UEFA-së është botuar tabela e Grupit I e kualifikimeve për Kampionatin Evropian ku e para është Portugalia me 12 pikë para Shqiperisë dhe Danimarkës me nga 10 pikë, Jermenia ka një kurse Serbia në vendin e fundit me minus 2 pikë./ 21 Media
