​Uji i Badovcit nuk është helmuar

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Nuk ka helmim në ujin e Liqenit të Badovcit.
Këtë e ka konfirmuar kryeshefi ekzekutiv i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik Naser Ramadani për Kosovapress.Ai ka thënë se nga të gjitha analizat që janë bërë nga IKSHP del se uji është në rregull.
Ndryshe sot është ndërprerë furnizimi me ujë për qytetarët e Prishtinës që furnizohen me ujë nga ky liqen për shkak të dyshimeve se mund të jetë I helmuar nga disa të dyshuar që sot janë arrestuar nga policia për terrorizëm.
Ja komunikata e plotë e IKSHP-së
Pas marrjes së informatës për dyshimin për kontaminimin e ujit të Liqenit të Badovcit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë në terren dhe ka marrë menjëherë mostrat e ujit.
Mostrat janë analizuar në laboratorët e IKSHPK.
Në të gjitha mostrat janë testuar parametrat bazik kimik dhe 19 metale dhe që të gjitha rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloren për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Gjithashtu parametri fizik, turbullira dhe përçueshmëria rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Andaj Instituti Kombëtar rekomandon:
1. Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal që furnizimi me ujë nga Liqeni i Badovcit të normalizohet.
2. Kompania e ujësjellësit Rajonal të vazhdoj kontrollin e ujit të pijes në tërë territorin e komunës së Prishtinës.
3. Kompania duhet ta ngritë vigjilencën dhe mbrojtjen për siguri të resursit të ujit duke krijuar zonë të rreptë mbrojtëse sipas Ligjeve dhe rregulloreve të MMPH.
IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale.
Situata epidemiologjike dhe sanita cioni janë në kontrollë të vazhduar nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.