Uji i liqeneve vështirë helmohet

НАЈНОВИ ВЕСТИ

Ekspertët e kimisë analitike hedhin poshtë mundësinë që cilido nga liqenet në Kosovë të mundë t’i kontaminohet uji pa përdorur sasi të mëdha të materieve toksike. Ata thonë se sasia e madhe e ujit, që ndodhet në këto liqene, ul përqendrimin e substancave helmuese dhe mundësia që të bëhet çfarëdolloj helmimi përmes liqeneve është e vogël. Analizat vijnë pas arrestimit të 5 personave, ditë më parë afër liqenit të Badovcit, si të dyshuar për terrorizëm. Këto arrestime kanë alarmuar policinë e Kosovës që të shtojë forcat e saj në institucionet publike, sidomos, në Liqenin e Badovcit. Megjithatë Policia thotë se nuk ka vend për panik./21Media